Galatasaray “banesë” për yjet e futbollit, një tjeter profesionist me emër drejt Turqisë

schedule19:56 - 6 Shkurt, 2024

schedule 19:56 - 6 Shkurt, 2024

Galatasaray është pranë një nënshkrimi të bujshëm në orët e fundit të merkatos. Sipas tabloidit anglez “Daily Mirror”, klubi turk ka nisur kontaktet me mesfushorin e Manchester United, Christian Eriksen.

Klubi i Stambollit kërkon me ngulm ish-lojtarin e Interit dhe transferimi është i mundur duke qenë se ai po gjen pak hapësirë ​​nën drejtimin e trajnerit Ten Hag.

Tabloidi anglez shpjegon: “Christian Eriksen ka zhvilluar bisedime me Galatasaray-n për një lëvizje të mundshme nga Manchester United, me dritaren e transferimeve turke ende të hapur deri në fund të javës. Eriksen, 31 vjeç, iu bashkua “Djajve të Kuq” si lojtar i lirë (përfundoi kontratën me Brentfordin) në verën e vitit 2022 dhe ka bërë mbi 50 paraqitje nën drejtimin e Erik ten Hag.
Danezi ka luajtur vetëm tri ndeshje në Premier League që nga mesi i nëntorit, për shkak të një kombinimi lëndimesh.

Dritarja e transferimeve dimërore për klubet angleze u mbyll javën e kaluar, me United që vendosi të mos bëjë asnjë përforcim.

Eriksen mund të bashkohet me klubet turke që janë ende në gjendje të nënshkruajnë lojtarë deri më 9 shkurt.”/ h.ll/abcnews.al