Shqipëri-Itali, njihen pensionet/ Ministri Hasani në konferencë: Biseduam edhe situatën në Ballkan dhe rrugën drejt BE-së

schedule13:38 - 6 Shkurt, 2024

schedule 13:38 - 6 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm Igli Hasa në një konferencë për mediat foli për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Ai theksoi se kjo marrëveshje vjen në një moment shumë të rëndësishme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Është një ditë shumë e mirë, falënderoj ministrin e Jashtëm Tajani për lëvizjen finale që ai i dha gjithë këtij procesi. E gjithë biseda sot u përqendrua në çështje të rëndësishme dhe për çështjet në rajon. Ballkani Perëndimor ishte në fokus, padyshim edhe rruga e Shqipërisë në BE është arsyeja tjetër që ne jemi sot këtu. Në fokus mbetet krijimi i klimës së nevojshme për të përshpejtuar mekanizmat për aderimin në BE përpara vitit 2030”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!