Iu bashkua protestës së “Foltores”, Gjikondi: Bardhit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shkojë edhe poshtë ballkonit të Berishës

schedule17:35 - 5 Shkurt, 2024

schedule 17:35 - 5 Shkurt, 2024

Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar se pas bashkimit me Flamur Nokën në aksionin opozitar të Foltores, Gazment Bardhit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shkojë dhe poshtë ballkonit të Sali Berishës.

E ftuar në “News Line”, ajo tha se është për ardhur keq, pasi numri i policëve në protestën e demokratëve, është më i madh se ai i protestuesve.

Sipas Gjikondit, janë vënë re që pjesë e protestës janë dhe personazhe të cilët shfaqen kudo, duke përmendur Sali Lushajn.

“Bardhi nuk di ku është, ka humbur identitetin në politikë. Është te Noka, po ai nuk ia ka besën. E shfrytëzon për të bërë figurë të mirë. Është shumë e vështirë të hash bukë me Nokën. Sepse ata dhe vajtjen e Bardhit në Amerikë e quajnë tradhti. Nuk kemi parë qasje tjetër, e shohin si një tradhti të pastër ndaj Berishës. Ai mund të bërtasë, të bëjë çfarë të dojë, por nuk ka kthim pas. Basha mund të kërkojë votën e emigrantëve, por nuk mund të arrijë dot gjë.

Është për të ardhur keq që numri i policëve, është gati dyfish më i madh se i protestuesve. Kjo nuk duhet marrë seriozisht që të marrësh të gjithë policinë e shtetit dhe ta çosh në protestë. Por kjo i intereson dhe maxhorancës në fakt. Pash dhe personazhe tipike si Sali Lushaj, personazhe të caktuar që i sjellin në protesta gjithmonë.

Kjo nuk është rruga e duhur, është dështimi i duhur. Bardhit nuk i ka ngelur gjë tjetër, veçse të shkojë poshtë ballkonit të Berishës. Ashtu si shumë figura të tjera dhe Bardhi do të sfumohet. Nuk doja që t’i jepnim kaq rëndësi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!