Tropojë/ Vret aksidentalisht me armë 20 vjeçarin gjatë gjuetisë, arrestohet autori

schedule17:07 - 5 Shkurt, 2024

schedule 17:07 - 5 Shkurt, 2024

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Tropojë, me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari. Një 38-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri të riun pasi kishin dalë për gjah.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Policia ka arrestuar autorin. Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!