Një nxënës 17- vjeçar me probleme mendore ka qëlluar me thikë mësuesen e tij 57- vjeçare mëngjesin e sotëm në hyrje të një shkolle të mesme në Varese, pranë Milanos.
Ai e ka qëlluar mësuesen në shpinë 3 herë me thikë. Mësuesja u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sulmi është parë nga dy kolegë të mësueses, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Drejtori i shkollës tha se adoleshenti vuante nga probleme të shëndetit mendor.
/abcnews.al