SHBA synon të bëjë “sulme shtesë” kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, deklaroi këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sulmet ajrore amerikane në Irak dhe Siri “nuk janë fundi” i përgjigjes së SHBA-së, i tha ai për Sky News. “Ne besojmë se sulmet kishin efekt të mirë në degradimin e aftësisë së këtyre grupeve të milicisë për të na sulmuar,” u shpreh Sullivan.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha gjithashtu se sulmet e së premtes mbrëma ishin vetëm “raundi i parë” i veprimit dhe më shumë operacione ushtarake do të pasojnë.
/abcnews.al