Sipas sondazheve më të fundit 1 në 4 gjermanë kanë mendime anti-semite dhe janë të bindur se hebrenjtë ankohen më shumë se duhen për persekutimet që iu janë bërë.
27% e gjermanëve dhe 18 për qind e elitës ekonomike në Gjermani kanë mendime anti semite. Shifrat konfirmohen nga një sondazh i kongresit botëror hebre, i zhvilluar në më shumë se 100 vende. Ndërsa lajmi u publikua nga Sueddeutsche Zeitung.
Sipas këtij rezultati, marrë nga përgjigjet e 1300 personave, anti-semitizmi shënon rritje në shoqërinë gjermane. 41 për qind e popullsisë mendon se hebrenjtë flasin më shumë se duhet për persekutimet që iu janë bërë, 28 për qind e elitës mendojnë se kanë një vend shumë të rëndësishëm në ekonomi, dhe 26 për qind mendojnë se kanë shumë pushtet në politikën botërore.
Dy deklaratat e fundit i përkasin repertorit të anti-semitizmit klasik, sipas të përditshmes gjermane. Ndërsa 48 për qind mendojnë se hebrenjtë janë më shumë besnikë ndaj Izraelit se sa ndaj Gjermanisë dhe në 22% të rasteve, urrejtja ndaj tyre ka të bëjë me veprimet e tyre se sa me arsyet fetare.
Në të njëjtën kohë studimi tregon se është në rritje dhe ndërgjegjësimi për një anti-semitizëm në rritje dhe dëshira për ta luftuar./ABC News Albania

