Lewandowski shpjegon “zbehjen”: Nuk mjaftojnë disa ditë për të kaluar momentet e këqija

schedule21:56 - 2 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 2 Shkurt, 2024

“Bomberi” polak, Robert Lewandoski nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon, teksa ashtu, si edhe “Katalanasit” e Barcelona-s vuan mungesën e vazhdimësisë dhe në një intervistë të fundit për mediat polake, theksoi se në vitin 2023 humbi “shkëlqimin” dhe pësoi një rënie fizike.

“Në vitin 2023 u ndjeva i dobët jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik. Në atë vit, u duk sikur çdo e keq u bë bashkë dhe më preku shumë.

U desh shumë kohë që të rikuperoja dhe të gjeja sërish versionin më të mirë, futbolli nuk është i lehtë dhe nuk mjaftojnë disa ditë për të kaluar momentet e këqija. Ndonjëherë duhen shumë javë për t’ia dalë. Padyshim, viti 2023 ishte një vit ku unë humba ndriçmin”, u shpreh 35-vjeçare.

Ndërkaq, kujtojmë se në 30 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në të gjitha kompeticionet, me kampionët në fuqi të Spanjës, Robert Lewandoski ka arritur të shënojë vetëm 13 gola ndërsa ka asistuar edhe në 6 raste të tjera. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!