Agresioni rus, Zelensky: Vendimi për financimin e BE-së, sinjal i qartë për Moskën

schedule15:45 - 2 Shkurt, 2024

schedule 15:45 - 2 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se miratimi i një marrëveshjeje të madhe ndihme për Ukrainën nga Bashkimi Evropian ishte një “sinjal i qartë” si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

“Është një sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të qëndrojë e palëkundur dhe nuk mund të thyhet nga asnjë valë shkatërruese e krijuar nga Kremlini”, tha Zelensky.

Më tel lideri i Ukrainës tha se “Në të njëjtën kohë, është një sinjal i qartë përtej Atlantikut, një sinjal se Evropa po merr përgjegjësitë e saj. Përgjegjësitë e sigurisë. Përgjegjësi të forta. Ne presim vendime nga Amerika”.

Kujtojmë që prej datës 24 shkurt të vitit 2022, Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë, ku për pasojë kanë humbur jetën dhjeta mijëra njerëz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!