E parakaloi si golashënues, Maradona: Mertens, vepro si Hamsik!

schedule09:55 - 25 Tetor, 2019

schedule 09:55 - 25 Tetor, 2019

Dries Mertens është bërë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Napolit, pas dygolëshit që realizoi në Champions League kundër Salzburg. Ai ka parakaluar legjendën Diego Armando Maradona, që ka shënuar 115 gola me fanellën e klubit italian. Belgu ka shënuar një më shumë dhe tanimë synon të parakalojë edhe Marek Hamsik. Ish-kapiteni numëron 121 gola me Napolin dhe Mertens i ka mundësitë ta shkruajë emrin e tij me germa të arta në klubin e kaltër.

Pasi Maradona ka parë të parakalohet, nuk është mërzitur aspak. Ai ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport dhe e ka komplimentuar sulmuesin 32-vjeçar. “E përgëzoj atë, është një lojtar shumë i mirë. Duhet të bëjë si Hamsik. Nuk është një zhgënjim për mua, përkundrazi e duartrokita Mertens. Kur ai shënoi, unë mendova për Napolin dhe jo për vete. A e pashë ndeshjen? Sigurisht, i shoh të gjitha. Veçanërisht ato në Champions League”, tregon Maradona.

Ai vijon të flasë për Mertens dhe shton: “Gjithmonë më ka pëlqyer Mertens. Është simpatik dhe mbi të gjitha një djalë i mirë. Kur disa vite më parë e pashë si të ‘burgosur’ në pankinë, nuk më dukej e drejtë. Në fakt, pasi nisi të luante nuk doli më kurrë nga formacioni”.

“A e ke komplimentuar? Po, por ishte i mbyllur në TV dhe nuk më ka dëgjuar. Mund të përfitoj tani? Pres që të veprojë njëlloj siç ka bërë Hamsik dhe të ma dërgojë fanellën me të cilën luajti kur më parakaloi. E dua me një dedikim të tij, pasi e kam një ndryshe. Dhe të siguroj, Dries, se do ta mbaj mes fanellave më të dashura për mua”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!