Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në në një takim me nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian njoftoi se dy vendet do te kene me shume bashkepunim me vijim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur në një takim nën kryetaren e Bashkisë së Parisit Anouch Toranian.
Teksa diskutonin për bashkëpunimet mes dy kryeqyteteve, Veliaj foli për ndryshimet që ka pësuar qyteti, dhe vështirësia për tu përqafuar nga të gjithë.
Veliaj shprehu entuziazmin për lojrat Olimpike të cilat këtë vit do të zhvillohen në Francë.
“Jam shumë entuziast për Lojrat Olimpike në Paris. Ekipi ynë olimpik është një ekip modest, por qëllon që shumica e ekipit të Shqipërisë është në fakt edhe ekipi i Sport Klub Tiranës, ndaj mezi presim t’ju kthejmë vizitën në Paris. Jam shpresëplotë që disa nga sportistët tanë, ata të mundjes, të peshëngritjes, të atletikës, gjimnastikës, do të bëjnë një performancë dinjitoze. Shpresoj shumë që Lojrat Olimpike të jenë një sukses, në një botë të përçarë, në një botë që është në luftë, brenda Evropës të jetë edhe një mesazh për paqe dhe për të bashkuar njerëzit, siç sporti mund ta bëjë. Vend më ideal se Parisi, për këtë lloj dashurie të rigjetur të kombeve, nuk mund të kishte”.
Në fund të këtij takimi, Erion Veliaj i dhuroi në mënyrë simbolike Toranian “Sahatin e Qytetit”./abcnews.al