I mituri vdes nga kanceri, mjekët menduan se kishte infeksion në vesh

schedule11:47 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:47 - 2 Shkurt, 2024

Një djalë gjashtë vjeçar ka vdekur nga një formë e rrallë kanceri pasi mjekët i diagnostikuan gabimisht simptomat e tij duke thënë se ai vuante nga një ‘infeksion veshi’.

Sebastian Nunney u diagnostikua neuroblastoma, një kancer që prek më së shumti foshnjat dhe fëmijët. Prindërit e tij Lindsay dhe Gregg Nunney filluan një mbledhje fondesh dhe mblodhën më shumë se 130,000 paund për të paguar për trajtimin.

Fatkeqësisht, ditën e djeshme ai vdiq, pas më shumë se tre vitesh luftë me sëmundjen. Gjashtë vjeçari u diagnostikua me kancer disa muaj pasi u ankua për dhimbje në vesh.

Prindërit e dërguan në spital, të cilët i thanë se kishte infeksion në vesh. Por vetëm disa javë më vonë, ai u shtrua me urgjencë në spital pasi u dobësua gjithnjë e më shumë dhe testet tregonin se nivelet e tij të oksigjenit ishin jashtëzakonisht të ulëta.

Ai bëri një radiografi që tregoi një masë të madhe në gjoks dhe analizat e mëtejshme zbuluan se ai kishte kancerin e rrallë. Operacionet fillestare zhdukën me sukses tumoret, por për fat të keq ato u rikthyen, me metastaza të shumta në kokë dhe sy.

Pas një beteje shumëvjeçare, Sebastiani u shtrua në spital.

/abcnews.al