Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës. Meteorologu Hakil Osmani thotë se territori do të dominohet nga kthjellimet, vranësira të pakta por nuk do të ketë reshje. Intervalet me diell do të jenë më të dukshme në Ultësirën Perëndimore ndërsa pritet të ketë edhe rritje temperaturash.
“Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga një masë ajrore e qëndrueshme, duke bërë që territori shqiptar të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimit të vranësirave. Edhe gjatë kësaj fundjave, do të vijojnë intervalet e gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore gjatë paraditeve ndërsa pasditeve sjellin kalime të vranësirave, më të fokusuara në zonat malore por nuk priten reshje. Sa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit, zonat malore do të regjistrojnë 0 apo 1 gradë ndërsa në Ultësirën Perëndimore, nga 5 deri në 9 gradë. Gjatë mesditës, në zonat malore do të ngjiten në 12 gradë ndërsa në Ultësirën Perëndimore 19 apo 20 gradë celcius. Temperaturat më të larta do të shënohen në jugperëndim të territorit. Parametri i erës nuk do të jetë problematik”, theksoi Osmani.
Edhe rajoni do të ketë temperatura të larta gjatë fundjavës.
“Edhe vendet e rajonit do të jenë me temperature të larta gjatë fundjavës, duke bërë që maksimumet në Kosovë të ngjiten në 12 apo 13 gradë në Gjakovë dhe Prizren. Në Maqedoninë e veriut, temperaturat e ajrit në mesditë do të jenë në vlerën 13 apo 14 gradë dhe më të lartat do të shënohen në Shkup. Mali I Zi do të ketë temperature 17 gradë celcius në zonat perëndimore.“, shtoi meteorologu./abcnews.al