EMRI/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Greqi

schedule07:20 - 2 Shkurt, 2024

schedule 07:20 - 2 Shkurt, 2024

Një shtetas shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Athinë. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 34 vjeçari Renis Fajzolli. Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos, teksa i riu ndodhej në një park, ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet.

Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e markës Smart të shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Zona në të cilën ndodhi ngjarja është ‘arenë’ përballjes mes bandave të lokaleve të natës në Athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!