Sassuolo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla nga Roma.
Mbrojtësi shqiptar ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi ka qenë jashtë fushave nga sezoni i kaluar prej shkakut të një dëmtimi.
Megjithatë, në fillim të vitit Kumbulla u rikthye në stërvitjet e skuadrës së Romës, por pa pasur mundësi të luajë prej mungesës së gjatë.
Forma jo e mirë dhe Euro 2024 pranë,kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij.
Është Sassuolo që ka shfrytëzuar rastin duke arritur marrëveshje me Romën dhe Kumbullën për huazimin e tij deri në fund të sezonit.
“Marash Kumbulla është blerë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sassuolos./ h.ll/abcnews.al
Marash Kumbulla è un nuovo calciatore neroverde! ✍️
Benvenuto @KumbullaMarash ?#ForzaSasol ?? pic.twitter.com/oLjBeO7iGs
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 1, 2024