Dyshohet se u mbyt duke ngrënë ushqim, ndërron jetë 51-vjeçari në Fier

schedule11:56 - 1 Shkurt, 2024

schedule 11:56 - 1 Shkurt, 2024

Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës në banesën e tij në fshatin Sulzotaj në Fier. Dyshohet se ai është mbytur duke ngrënë ushqim, ndërsa pritet t’i bëhet ekspertiza.

“Mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Sulzotaj, dyshohet se është mbytur duke ngrënë ushqim, shtetasi 51 vjeç. Trupi i 51-vjeçarit është në IML, me qëllim kryerjen e ekspertizës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit./abcnews.al