“Nëna” është drama më e re që po vendoset në Teatrin Eksperimental. Regjisori Mehmet Xhelili ka treguar detajet rreth kësaj shfaqje në “ABC e Mëngjesit”, duke theksuar se është një dramë mbi gruan dhe ankthin e ndarjeve.
Ai ka zbuluar se kjo shfaqje ka në qendër një nënë e cila pas shumë vitesh e gjen veten të vetmuar, pasi fëmijët e saj janë rritur dhe janë larguar nga gjiri familjar. Sipas regjisorit, teksti trajton probleme shumë serioze, por në një mënyrë komike.
“Kemi ndërtuar një shfaqje që publiku vjen, emocionohet dhe qan. Kjo pjesa që kemi vënë ne dedikuar nënës, domethënë mamasë dhe ky ka qene një diskutim që ne kemi pasur për titullin. Thelbi i pjesës ‘Nëna’ është që një nënë pasi ka realizuar ëndrrën e saj, ka krijuar një çerdhe familjare, fëmijët rriten dhe nënën nuk e marrin në telefon. Babai thotë që djali është i zënë me jetën e tij. Është ajo ngjarja ku pas investimit që ka bërë për familjen, askush nuk është më aty. Nëna e gjen veten të pavlerë dhe të mashtruar, pikërisht aty ajo pëson një krisje mendore.
Teksti trajton probleme shumë serioze, por në një mënyrë komike. Pra, pavarësisht se trajton probleme shumë serioze, i trajton në mënyrë gazmore me një buzëqeshje”, u shpreh Xhelili./abcnews.al