TIRANË- Të martën “Foltorja” e mbetur pa kryetar njoftoi një zhvillim që nuk u kuptua. Caktoi katër koordinatorë, për territorin, në përgatitje për zgjedhjet dhe organizimin.
Flamur Noka, i cili ka marrë flamurin e lëvizjes pasi e la Berisha, nuk shpjegoi arsyen e vërtetë, perse “foltorja” tentoi të tregonte se përse po bëhej gati, ndërkohë që ka seli, por nuk ka vulë e logo. Pak minuta me vonë Ilir Meta dha një tjetër sinjal, se nuk është me aq i gatshëm t’i ofrojë foltores një strehë elektorale
“Unë flas vetëm për partinë time…”
Por mesa duket punët e foltores janë me të komplikuara sesa duken. Grupi i deputetëve, i drejtuar nga Gazmend Bardhi, i afruar shtatorin e kaluar, duket se ka patur një tjetër qëllim: futjen në strukturat e foltores, e cila përtej humbjes në 14 maj, tregoi se kontrollon shumicën e votave të demokratëve. Dhe tani që Sali Berisha nuk është më vërdallë dhe deputetët e Bardhit nuk i shkojnë për vizite te rrugica e shpresës, qëllimi I tyre është qartësuar: ata duan pjesën e vet, në shkëmbim të qëndrimit pranë “Rithemelimit.
“Nëse për një arsye meskine kjo nuk realizohet është e drejtë e këtyre njerëzve të mbeten në politikë të jenë përfaqësues dhe të përfaqësohen pa hyrë në konflikt.”
Negociatat mes dy grupeve duket se zgjasin prej disa kohesh. Vetë flamurtari I foltores e pranoi këtë të martën.
Por të martën në mbrëmje, një prej deputeteve të identifikuar me grupin e Bardhit, dha sinjalin e parë se diçka nuk po shkonte si duhet në këto negociata. Duke dhënë edhe një ide se çfarë mund të ndodhte nëse këto negociata do dështojnë.
ABC NEWS, i kërkoi Nokës, të japë një koment rreth një ideje dhe arsyeve perse deputetët e Bardhit, po mendojnë ndarjen dhe krijimin e një partie të re. Sikleti I një krize që mund ta lërë foltoren pa strehë dhe pa mbështetje tani që është edhe pa lider, u duk qartë tek përgjigjja e Nokës, I cili mendon se media ka sajuar fjalët e Gjekmarkajt.
“E kuptoj shqetësimin, por është një shqetësim që nuk qëndron. Ka vetëm një panik nga Edi Rama për këtë bashkim, në këtë panik Rama mundohet të fusë pirueta duke keqinterpretuar apo keq komentuar deklaratat e kolegëve.
Pyetja: Ku qëndron keqinterpretimi dhe ku qëndron Edi Rama në këtë?
Noka: Gjerkmarkaj nuk ka thënë në asnjë moment që bashkimi nuk do të ndodh. Bashkimi do të ndodh.
Fakt është që bashkimi nuk ka ndodhur. Paralajmërimi i Gjekmarkajt për një divorc të qëtë me foltoren në deklaratën e tij në “Real Story”, si duket lidhet me qëndrimin e qartë të grupit të mesit, sesi bashkimi mund të ndodhë: e para Sali Berisha nuk është me lideri politik i formacionit të bashkuar. Dhe e dyta grupi bardhi merr institucionalisht një pjesë të strukturave drejtuese, në Këshill Kombëtar dhe kryesi.
Të bëhemi pjesë e strukturave si fraksion, në pritje që ditën që bëhemi shumicë, të marrim edhe drejtimin e partisë së bashkuar.
Por të dyja këto pika janë thuajse të panegociueshme për berishistët. Lëvizja e tyre, qartazi kërkon mbrojtjen e liderit të burgosur në shtëpi, ndërsa lejimi i fraksioneve, I kërkuar që në 11 dhjetor 2021 në kongresin e stadiumit nga disa folës, nuk u lejua. Por për flamurtarin e foltores bashkimi jo vetëm nuk është iluzion, por ka edhe bekimin amerikan.
“Presim Gazin nga Amerika”
Por Gazment Bardhi prej se kur u largua nga selia e PD-së, kur atë e sulmoi Berisha, nuk ka shkelur në godinë, dhe tashme së bashku me deputetët e tij, po i kujtojnë Nokës vetë, se kjo çështje nuk mund të zvarritet më. Madje, një tjetër deputet, Ervin Salianji ka kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh shpejtë, si do të dalë me një qëndrim publik, për çfarë nuk i bashkon dot demokratët.
Salianji është një tjetër mbështetës i Bardhit, dhe se bashku me Gjekmarkajn, të tre kalojnë me shpesh rrugëve të Uashingtonit, sesa nga rrugica e shpresës. Dhe nëse ata formojnë një parti të re, duket se më shumë sesa për Bashën e tkurrur, do jenë rreziku i vërtetë real i zhdukjes elektorale të lëvizjes politike të Sali Berishës./ abcnews.al