De Ligt u transferua këtë verë nga skuadra e Ajaxit te Juventusi, pasi bëri një sezon të shkëlqyer për kampionët e Holandës. Mbrojtësi i kushtoi një mal me para “Zonjës së Vjetër”, por deri më tani, nuk ia ka dalë të justifikojë çmimin e paguar për të.
Megjithatë, Leonardo Bonuçi e ka mbrojtur sot partnerin e tij në mbrojtje, duke thënë se de Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. Në fjalën e tij për mediet italiane, Bonuçi tha: “De Ligt e ka të ardhmen e sigurt.
Ai po vuan disi, por është fillimi dhe të gjithë e kemi kaluar këtë moment. De Ligt nuk është vetëm, ka mbështetjen e të gjithë shokëve të skuadrës. Ai bën një gabim, ne jemi aty për ta mbështetur. Është diçka e pashmangshme, të gjithë mund ta bëjmë një gjë të tillë. Kur vesh fanellën e Juventusit, ke një presion të jashtëzakonshëm, por De Ligt do ta kapërcejë këtë faktor dhe do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë”, përfundoi mbrojtësi juventin./abcnews.al