Zhdoganonin mallin nga Kina pa e verifikuar dhe duke shmangur detyrimet, ekzekutohet masa “detyrim paraqitje” për 3 doganierët (EMRAT)

schedule14:38 - 31 Janar, 2024

schedule 14:38 - 31 Janar, 2024

Për 3 doganierë është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Procesi”.

Tre doganierët, Rubin Shehu, Ilirjan Ymeri dhe Endeit Gjikondaj, gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina.

Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e 3 administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.

Të njëjtat masa sigurie u ekekutuan edhe për 3 biznesmenët, Myftar Kapllanaj, Arben Bicja dhe Sami Pero, të cilët kishin mallin.

Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj./abcnews.al