Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për transportim mallrash pa faturë tatimore. Mësohet se të arrestuarit janë Istref Onuzi, 29 vjeç dhe Ajet Doçi, 37 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë” duke transportuar me furgonë mallra me vlerë 50 mijë euro pa faturë tatimore.
Mallrat dyshohet se ishin të kontrabanduara nga Kosova. Në furgonët që dy të arrestuarit drejtonin, policia gjeti dhe sekuestroi mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore./abcnews.al