Kushtetuesja nuk rrëzon “Skavicën”/ Gjykata: Projekti është në fazë të parë, të informohen qytetarët

schedule23:16 - 30 Janar, 2024

schedule 23:16 - 30 Janar, 2024

Gjykata Kushtetuese ndryshe nga sa kërkuan 3 shoqata, ka lënë në fuqi projektin dhe vendimin e qeverisë, për mundësinë e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës mbi Drinin e Zi.

Kushtetuesja ka legjitimuar shoqatat vetëm në pretendimin e tyre për informim. Kjo është një e drejtë, që Gjykata Kushtetuese, mendon se mund të riparohet pasi ndërtimi i këtij hidrocentrali është ende në fazë të parë.

Pra, Gjykatës nuk mund të ketë shfuqizim të vendimmarrjeve, pasi projekti ende nuk është në fazë ndërtimi.

“Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Është kompania amerikane “Bechtel”, e cila është duke bërë një studim mbi realizueshmërinë e HEC Skavicës, që ka vite që shqyrtohet, për të vijuar më pas me projektimin.