LEZHË- Pas një seancë të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të 11 punonjësve të kadastrës të vënë nën akuzë për mosbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin e një prone.
Punonjësit kanë pretenduar se nuk mund të shkelnin ligjin, pasi gjykata e kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit.
Por, pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la ne fuqi vendimin e pezullimit të punonjësve./ abcnews.al