Një burrë ka vdekur pasi u qëllua nga policia në Londrën juglindore, kur u përpoq të hynte në një banesë në Southwark, duke mbajtur një hark dhe armë të tjera.
Burri, që besohet të jetë rreth të tridhjetave, kërcënoi se do të lëndonte njerëzit në atë adresë, shkruan The Guardian.
Policia e Londrës tha se oficerët e tyre lokalë të paarmatosur u përpoqën ta qetësonin burrin, por ai i kërcënoi dhe filloi të hynte në shtëpi.
Në atë moment një polic i armatosur që ka mbërritur në vendngjarje ka hapur zjarr. Një burrë me hark ka mbetur i vrarë dhe dy persona nga shtëpia kanë shpëtuar me plagë të lehta.
Ndërkohë, hetuesit po hetojnë se çfarë lidhje ka pasur mes burrit dhe personave nga adresa e përmendur./abcnews.al