Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilën e ka blerë kohë më parë nga Rusia, sipas REL.
Ky njoftim nga presidenti serb vjen vetëm pak javë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranuan kërkesën e Kosovës për të blerë raketa antitank Javelin, vendim të cilin Vuçiç e cilësoi si një “zhgënjim i madh”. Që nga viti 2016, Serbia ka blerë vazhdimisht pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.
Vuçiç foli edhe për iniciativën e re për kthimin në fuqi të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.Ai tha se ka marrë një “argument bindës” nga përfaqësuesi i ushtrisë se pse është i nevojshëm shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por se vendimi për këtë do të bëhet me dije pas datës 1 maj./abcnews.al