Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lavrov: Është absurde të thuhet se pas Ukrainës do të sulmojmë vendet e NATO-s

schedule12:56 - 30 Janar, 2024

schedule 12:56 - 30 Janar, 2024

Paralajmërimet e ngritura nga udhëheqësit dhe gjeneralët perëndimorë se Rusia synon të sulmojë vendet e NATO-s pas Ukrainës janë “absurde”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov në një tryezë të rrumbullakët me diplomatët për situatën në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

“Ata thonë se nëse Rusia fiton dhe mbron interesat e saj në këtë luftë, atëherë vendet baltike, Suedia dhe Finlanda do të jenë të radhës”, nënvizoi Lavrov, cituar nga agjencia Tass, duke shtua se këtë hipotezë e ka mbështetur edhe presidenti amerikan Joe Biden.

“Absurditeti i deklaratave të tilla është i qartë për të gjithë, për këdo që ka sadopak kuptim të historisë dhe i kupton qëllimet që ne i vendosim hapur vetes”, tha ministri rus.



Lavrov tha se ndër këto objektiva është luftimi i përpjekjeve për të “transformuar territoret moderne në të cilat rusët dhe popujt e tjerë të Rusisë kanë jetuar për shekuj në një trampolinë nga e cila NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të kërcënonte sigurinë e Federatës Ruse.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!