Gjermania në prag të recesionit, ekonomia tkurret në 3 muajt e fundit të 2023

schedule10:18 - 30 Janar, 2024

schedule 10:18 - 30 Janar, 2024

Ekonomia e Gjermanisë u tkurr në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, duke e vënë ekonominë më të madhe të Evropës në prag të recesionit.

Organizata e statistikave, Destatis raporton se PBB-ja gjermane u tkurr me 0.3% në tremujorin e katërt 2023, në përputhje me parashikimet.

“Pasi ekonomia gjermane ngeci pak a shumë në tre tremujorët e parë, performanca ekonomike u ul në tremujorin e katërt të 2023.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ka pasur një rënie të theksuar, veçanërisht në formimin e kapitalit fiks bruto në ndërtim dhe në makineri e pajisje pas rregullimit të çmimeve, sezonale dhe kalendarike”, thuhej në deklaratë./abcnews.al