“Tate du fuston” është një ndër këngët më të njohura të muzikës popullore. Djemtë e grupit Revolt Klan e kanë risjell sërish këtë hit në bashkëpunim me vetë Valbona Memën.
Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar detajet e këngës, si lindi bashkëpunimi dhe deri te rikthimi në muzikë pas disa vitesh si grup.
“Ne kishim një pauzë katër vite pa bërë këngë si grup. Edhe ishim në studio me Ilir Begollin dhe po e diskutoja me Febin, pse mos të bëjmë një këngë të vjetër. Na erdhi si ide kënga “Tate du fustan” dhe folëm dhe me Valbonën, ajo pranoi”, u shpreh Bruna.
“Valbona pranoi me njëherë, pasi është kënga që e identifikon si artiste. Plus qëlloi dhe një rastësi e bukur, ditën që regjistruam këngën, mora vesh që do të bëhem baba i një vajze, pasi kam një djalë dhe kjo është dhe një dedikim për vajzën time, e cila do të vijë në jetë”, tha Febi./abcnews.al