Gazetari në Shkup, Nazim Rashidi në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC u shpreh se qeveria teknike në Shkup është parë si një zgjidhje për tejkalimin e krizës.
Ai u theksoi se opozita shqiptare ka qenë shumë kritike ndaj qeverisjes dhe se për momentin ka shumë pak gjasa që të shohim një qeverisje të përbashkët.
“Qeveria teknike është një zgjidhje për tejkalimin e krizës. Kryeministri megjithatë është me kompetenca të kufizuara pra është një post simbolik. Opozita shqiptare këtu është shumë kritike ndaj qeverisjes dhe ka gjasa të vogla që për momentin të shohim një qeverisje të përbashkët. Në politikë nuk duhet thënë asnjëherë, gjithçka është e mundur. Debati politik kryesor i vendit ka të bëjë me korrupsionin dhe me qeverisjen”, ka thënë ai.
/abcnews.al/