Dy arbitre shqiptare në Championsin e femrave, Rusta dhe Kapxhiu pritet të gjykojnë Benfica-Barcelona

schedule15:05 - 29 Janar, 2024

schedule 15:05 - 29 Janar, 2024

Është një nga më të njohurat në vend.

Emanuela Rusta ka kohë që drejton ndeshjet në futbollin e femrave, madje edhe në atë të meshkujve në Shqipëri, ndërsa bashkë me një kolege të saj do të vendosin një rekord.
Rusta dhe Edjena Kapxhiu do të bëhen arbitret e para shqiptare që do të ndajnë drejtësinë në një sfidë të Championsit për femra, kështu njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Flitet për një sfidë ku do të luajë kampionia e Europës në fuqi, Barcelona.

Emanuela Rusta do të jetë në rolin e arbitres kryesore në sfidën që vajzat katalanase do ta luajnë në Portugali ndaj Benfikës. Kapxhiu, do të jetë në krah të saj në rolin e ndihmëses, apo gjyqtares anësore.

Sfida Benfika-Barcelona luhet në 31 janar, me nisje në orën 21:00 dhe vlen për Grupin A. Të dyja skuadrat janë kualifikuar, ndërsa Barça ka siguruar edhe vendin e parë./ h.ll/abcnews.al