Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të hynte me thikë në sheshin e Shën Pjetrit, arrestohet 52 vjeçari në Romë

schedule18:46 - 28 Janar, 2024

schedule 18:46 - 28 Janar, 2024

Një 52 vjeçar italian është arrestuar mesditën e së dielës teksa tentonte të hynte në sheshin e Shën Pjetrit, ku ndodheshin mijëra besimtarë, duke mbajtur një thikë me vete.

Policia e gjeti thikën duke përdorur detektorë metalikë pak përpara bekimit të zakonshëm të Papa Françeskut për besimtarët.

Në fillim, 52 vjeçari nuk pranoi të kontrollohej çanta që kishte me vete, por më pas nxori thikën dhe plagosi lehtë edhe policin përgjegjës për kontrollet. Ai u mobilizua menjëherë dhe u arrestua./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!