Votimi për Talat Xhaferin kryeministër/ Aziri: Po marrim pjesë në inagurimin e një standardi të ri. Realiteti shqiptar prezent në çdo sektor në RMV

schedule13:15 - 28 Janar, 2024

schedule 13:15 - 28 Janar, 2024

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në seancën ku Talat Xhaferi do të votohet si kryeministër, i pari politikan shqiptar që do e mbajë këtë post.

Aziri u shpreh se po inagurohet një standard i ri dhe shtoi se realiteti shqiptar është prezent në çdo sektor në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kemi rrugëdalje tjeter, patjetër të përfillet realiteti multietnik. Kompromisi nuk nënkupton diferencime etnike, fetare, politike. Tendencat reale historike janë ato që i përfaqësojmë ne. Të ndërtohet një shtet ku i jepen të drejta identike të gjithëve. Jemi në një moment suksesi të zorshëm dhe jo të plotë. Do të ishte e plotë, nëse unamimisht nga 120 deputetë do të votohej Talat Xhaferi si kryeministër. Vota e Aleancës ishte për Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi, kur ne ishim në opozitë.

Sado që është teknik, po marrim pjesë në inagurimin e një standardi të ri. Do të punoj që të avancohet ky standard pas zgjedhjeve të majit. Një kryeministër politik shqiptar, një president shqiptar do të ishte tregues i pjekurisë dhe dëshmi e daljes nga e kaluara. Mendoj se nuk do të ketë rrugëdalje tjetër. Realiteti shqiptar është prezent, në ekonomi, kulturë, ushtri e me radhë”, theksoi ai./abcnews.al