Një tjetër “yll” drejt Arabisë Saudite, ish-nënkampioni i botës gati të kalojë tek Al-Shabab

schedule22:36 - 27 Janar, 2024

schedule 22:36 - 27 Janar, 2024

“Fantazisti” kroat, Ivan Rakitic është “ylli” i radhës që do të braktisë futbollin europian për milionat e arabëve. Mesfushori është me “valixhe në duar” dhe po përgatitet t’i japë lamtumirën “Andaluzianëve” të Sevilla, për t’u transferuar në Saudi Pro League te klubi i Al-Shabab.

Nënkampioni i botës me Kroacinë, në vitin 2018 do të përfitojë një pagë të majme në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Shabab, që i ka garantuar plot 20 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset e ndryshme.

Në këtë formë, 35-vjeçari e kishte të pamundur të refuzonte dhe së shpejti do të nisë aventurën e re në Arabi, aty ku do të gjejë të tjerë yje europianë si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Aymeric Laporte, Kalidou Koulibaly apo Riyad Mahrez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!