“Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë zhgënjyer jo pak pasditen e kësaj të shtune, teksa nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 0 me 0, ndaj skuadrës së Borussia Monchengladbach, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, duke ngushtuar goxha diferencën me “Bavarezët” e vendit të 2-të.
Ritmi i kësaj sfide u diktua nga vendasit, të cilët patën raste të shumta për të shënuar, por nuk ia dolën që të finalizonin siç duhej. Pavarësisht tentativave në fund gjithçka u mbyll me barazim pa gola, me skuadrën e teknikut, Xabi Alonso, që pati goxha probleme në finalizim, kjo për shkak edhe të mungesës së “bomberit” nigerian, Victor Boniface.
Tashmë skuadra e Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe ruan vendin e parë të tabelës, por kësaj here me vetëm 2 pikë diferencë nga “Bavarezët” e Bayern Munich, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e Borussia Monchengladbach mbetet në vendin e 12-të me 21 pikë. /i.m /abcnews.al