Franca forcon praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, dërgon anijen e tretë në rajon

schedule14:46 - 26 Janar, 2024

schedule 14:46 - 26 Janar, 2024

Franca po forcon praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, me dërgimin e një anijeje të tretë ushtarake në rajon, e cila do të kryejë, siç njoftoi Shtabi i Përgjithshëm francez, misionet e “sigurisë detare”.

Është fregata L’Alsace e cila do të marrë pjesë në iniciativat që zhvillohen për të kundërshtuar sulmet ndaj anijeve tregtare, siç është iniciativa “Prosperity Guardian” e udhëhequr nga SHBA në Detin e Kuq, tha një zëdhënës i stafit francez gjatë një konferencë për shtyp.

Ai tha se Alsace “kaloi Kanalin e Suezit javën e kaluar për të mbërritur në Detin e Kuq”, ndërsa fregata La Languedoc, e cila ka rrëzuar disa dronë të nisur nga Houthis që nga dhjetori, tani do të patrullojë Gjirin e Adenit.

Rikujtojmë se në këtë në zonë ndodhet edhe një anije e madhe furnizimi franceze, Jacques Chevallier.

Ndërsa për shkak të sulmeve Houthi, sipas ekspertëve të anijeve, trafiku i kontejnerëve është ulur me 70% në rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!