Një tjetër atmosferë ka përfshirë këtë të premte studion e emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC.
Balerini Besi Skura i pranishëm në “ABC e Mëngjesit” së bashku me nxënëset e studios së tij të baletit, sollën një atmosferë pozitive, me muzikë e kërcime.
“Kemi gati tre vite që punojmë. Janë fëmijë të talentuar, kanë shumë potencial dhe dëshirë. Puna që bëjnë në studion tonë është shumë intensive dhe këto talente bëjnë më të mirën e tyre”, ka treguar balerini Skura.
Balerini Skura u shpreh se qëllimi i punës është të nxjerrë kërcimtarë, por edhe që këtë fëmijë të kenë mundësi për të marrë një kulturë, një edukatë, pasi vetë ky profesion ka rregulla të rëndësishme.
/abcnews.al/