Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në një bisedë telefonike se ai mirëpret vendimin e Pretorias për të akuzuar Izraelin për gjenocid ndaj popullsisë palestineze të Rripit të Gazës përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Afrika e Jugut i kërkoi gjykatës të urdhërojë Izraelin të ndalojë sulmet ndaj palestinezëve. Ndërsam Izraeli kërkoi që gjykata të pushonte çështjen.
Erdogan i tha Ramaphosa-s se Turqia do të veprojë në mënyrë që çështja të përfundojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut dhe “Izraeli të marrë dënimin që meriton“.
Ndërkohë, gjykata duhet të marrë një vendim nesër, raporton AP./abcnews.al