Prijesi i poezisë lirike bashkëkohore shqipe Lasgush Poradeci rikthehet pas një shekulli në Graz të Austrisë. Albanologu Austriak, Robert Pichler thotë se edhe për të ka qenë një zbulim 10 vite më parë në qytetin e Pogradecit, ku ka qeneë edhe muza e tij.
Pas 6 poezive të vetme të përkthyera vite më parë tashmë revista letrare “ Lishtungen” i dedikohet një analize të mirëfilltë për jetën veprën dhe poezive lirike në gjuhën gjermane.
Pichler cilëson fort të vështirë përkthimin e poezisë, së Lasgush Poradecit, pasi ai ka krijuar edhe brenda shqipes neologjizmat e tij.
Ndërkohë që artistja rezidente Lori Lako ka qenë nismëtarja e përshfaqjes së Lasgush Poradecit në Graz, ajo vecon poezinë në dy dimensione e vecmas mos bindjen e poetit ndaj diktaturës
Biblioteka kombëtare në këtë 125 vjetor lindje ekspozoi edhe bibliotekën e poetit që prej një viti është bërë pjesë e saj. /abcnews.al