Të paktën 30 njerëz u vranë dhe disa u plagosën në një seri sulmesh në shtetin Plateau të Nigerisë qendrore, pavarësisht se qeveria vendosi një shtetrrethim të marten.
Në sulmet në afërsi të qytetit të Mangu, të cilat zgjatën për dy ditë, sulmuesit synuan disa fshatra të vendosura në kufirin e Mangu dhe zonën e qeverisjes lokale Barkin Ladi.
Ngjarja me 30 të vrarë erdhi pas një sulmi në ditën e Krishtlindjes në zonë që shkaktoi 140 viktima.
Të mbijetuarit raportuan se personat e armatosur qëlluan pa dallim mbi njerëzit, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe u vunë flakën shtëpive dhe pronave.
/abcnews.al