VIDEO | Çmenduri në Gjermani, Leipzig jep ‘leksione’ futbolli!

schedule20:13 - 23 Tetor, 2019

schedule 20:13 - 23 Tetor, 2019

Leipzig ka arritur të barazojë shifrat në 1-1 në sfidën që po luhet kundër Zenit, e vlefshme për raundin e tretë të Champions League. Skuadra gjermane ka shnëuar një supergol, jo nga mënyra e konkretizimit me gol, por me aksionin e ndërtuar.

Gjithçka nisi nga këmbët e mbrojtësit Upamecano, që pasi te partneri i tij Orban. Ky i fundit jep një vertikalizim të bukur për Lookman. Sulmuesi i talentuar pason në të djathtë dhe pas një kombinimi Sabitzer-Laimer, ky i fundit gjen rrjetën, në minutën e 49-të.

Dhjetë minuta më vonë, Leipzig do të shënonte sërish, për të përmbysur gjithçka në “Red Bull Arena”. Kësaj radhe, Marcel Sabitzer do të shënonte vetë, për të çuar rezultatin në 2-1 dhe për të kaluar për herë të parë në avantazh Leipzigun në këtë sfidë./abcnews.al

Champions League, raundi 3

Leipzig – Zenit  2-1
Laimer 49′, Sabitzer 59′ / Rakitsky 27′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!