“Mirësevini në Shqipëri, parajsën e pensionistëve Italianë”, me këtë fjali nis artikulli I medias Italiane TG com I cili prezanton një reportazh të korrespondentes së emisionit “E sempre Cartabianca” ku tregohet jeta e pensionistëve Italian në qytetin e Durrësit.
Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 rreth 2 mijë pensionistë Italian janë zhvendosur për të jetuar në qytetin bregdetar shqiptar, ku gazetarja Italiane pati mundesi te bisedonte me disa prej tyre.
Ata kane treguar për Mediaset se kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri pasi kostot e jetesës ne kete vend janë shumë më të ulëta se në Itali .
Pse menduat për Shqipërinë?
“Sepse unë nuk marr një pension miliardësh.”
A mund të pyes sa merrni pension?
“1200 euro ne muaj. Si mund të jetoj me 1200 euro pension në muaj në Itali?”
A mendoni se me 2000 euro pension në muaj jeton si nje njeri i pasur këtu në Shqipëri ?
“Po, jetoj shumë mirë.”
Burrë e grua jetoni shumë mirë me këto pensione besoj ?
“Po, duke pasur parasysh që edhe unë kam pensionin tim, një pension qe nuk është aq i lartë sa i burrit tim le të kuptohem.”
“Duke bërë dy llogaritje, mund të kursejmë rreth 25 mijë euro në vit. Në Itali është e pamundur. Me pensionet që marrim në Itali, nëse do të arrinim të kursenim së bashku 5 mijë euro, do të kishim bërë shumë… Këtu është ndryshe ndërkohë.”
Sipas një konvente që zbatohet mes Shqipërisë dhe Italisë, pensionistët e vendit fqinj të cilët kane rezidence në shqipëri kanë mundësinë që të marrin një pension ta pataksuar. Njëri prej pensionistëve tregon se pikërisht për këtë arsye, në Itali do të merrte 1150 euro pension, ndërsa në Shqipëri merr 1500 euro në muaj.
Në këtë reportazh të Mediaset, pensionistët italianë kanë treguar se me paratë që ata marrin, mund të përballojnë në Shqipëri edhe aktivitetet që konsiderohen gjëra luksi në Itali. E gjitha kjo pasi kostot e jetesës në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta se në vendin fqinj./abcnews.al