Rusia bëri thirrje këtë të mërkurë për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas rrëzimit të një avioni rus që transportonte ushtarë të kapur ukrainas, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Lavrov theksoi në një konferencë për shtyp në Kombet e Bashkuara se delegacioni rus kërkoi që takimi të mbahet në orën 15:00 me orën lokale. Kreu i diplomacisë ruse theksoi se rrëzimi i avionit rus ishte një akt kriminal ukrainas.
Moska foli për një akt barbar terrorizmi, duke akuzuar Kievin për rrëzimin e aeroplanit transportues rus, i cili sipas palës ruse mbante 65 ushtarë ukrainas, robër lufte, të cilët do të shkëmbeheshin sipas një marrëveshjeje përkatëse me të burgosurit rusë. Sipas autoriteteve ruse, 74 persona u vranë, mes tyre ishin tre ushtarë rusë. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit ishin të gjithë rusë./abcnews.al