Rënie historike e borxhit publik/ Qeveria: Këtë vit ulet nën 60 përqind, niveli më i ulët nga 2011

schedule14:27 - 24 Janar, 2024

schedule 14:27 - 24 Janar, 2024

Borxhi publik do të vijoj të ketë një trend të fortë ne ulje.Tashmë ekonomina shqiptare ka hyrë në një fazë stabilizimi pas krizës së çmimeve ndërsa projeksionet e qeverisë  tregojnë se niveli I borxhit publik do të  ketë ulje të ndjeshme gjatë viteve të ardhshme. situata e mirë fiskale e ka ndihmuar  në pwrmirwsimin e treguesve fiskal. Sipas Ministrisë së Financave, niveli i borxhit publik në raport me PBB, në fund të vitit 2023, parashikohet të ulet në rreth 61.5%, ndërkohë që në fund të vitit 2024 planifikohet në nivelin prej 59.8%.
Vlerësimet janë tepër optimiste edhe për vitet në vijim.

Trendi rënës i nivelit të borxhit publik pritet të përshpejtohet në vitet e ardhshme. Qeveria parashikon që të ulë borxhin publik deri në 52.7% në vitin 2031.

Statistikat  tregojnë se deri  në fund të muajit shtator 2023, borxhi i qeverisjes qendrore u vlerësua në nivelin 60.3%[1] e PBB të pritshme për 2023, duke u ulur me 4.2 % krahasuar me fundin e vitit 2022,  dhe me 14.2 % krahasuar me fundin e vitit 2021.

Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë  vitit 2023. Të ardhurat totale, për 11-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 586.38 miliardë Lekë krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 63.48 miliardë lekë ose 12.1% më shumë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore por edhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë.

Vlerësimet janë optimiste edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike.Ecuria ekonomike parashikohet  të arrij në 3.7 përqind për vitin 2024.