GJIROKASTËR– Një 31-vjeçar është vënë në pranga të Policisë dhe nga kontrollet është zbuluar se i riu ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për trafik klandestinësh kundrejt pagesës.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën dy dokumente false, një thikë dhe një shumë parash prej 1900 euro, që dyshohet t’i ketë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e veprimtarisë së të riut./ abcnews.al