Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të udhëtojë sot për në Lindjen e Mesme. Gjatë udhëtimit të tij, ai do të shkojë në Izrael, Territoret e Pushtuara Palestineze, Turqi dhe Katar për të takuar disa zyrtarë.
Gjatë ditës së sotme, ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah.
Cameron do t’i kërkojë Netanyahu të rivendosë furnizimin me ujë, energji elektrike dhe karburant në Gaza dhe të përsërisë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për një zgjidhje me dy shtete gjatë bisedimeve të tij me Abbas.
/abcnews.al