Amendamenti “Salianji”/ Gjikondi: Personat e dënuar si deputeti i PD janë në burgje, ai e ka shtyrë çështjen për procedurë

schedule17:34 - 23 Janar, 2024

schedule 17:34 - 23 Janar, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se qeveria nuk do ta pranojë amendamentin “Salianji”, një dokument i dorëzuar nga deputeti Ferdinand Xhaferri, ku kërkon amnistinë e kolegut të tij.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Salianji,  i cili u dënua në vitin 2019 për kallëzim të rremë më 1 vit burg, por ende nuk ka marrë një dënim të formës së prerë nga Apeli, e ka shtyrë çështjen për procedurë.

Gjikondi shtoi se persona me të njëjtën çështje si Salianji janë në burgje, por e kundërta ndodhe me deputetin, teksa sipas saj, ai është kthyer në një nga figurat më agresive të Foltores.

“Unë e di në fakt që Rama bashkë me grupin e Bashës i bëjnë 84 vota. Nëse do duhet të bënte kështu akrobacira imoraliteti, nuk do të çuditesha. Salianji e ka shtyrë për procedurë deri tani, persona të tjerë janë dënuar dhe janë në burgje. Salianji, jo vetëm që nuk i ka hyrë gjë në këmbë, por është një nga figurat më agresive të Foltores. Politika shqiptare nuk ka moral. Në fund hyn llogaria dhe nuk hyn morali në politikën shqiptare. Nuk besoj se Rama mund të hyjë në këto lloj tratavivash. Më shumë do e shikoja të bashkëpunonte me Bashën se sa një kal i ngordhur si Meta. Nuk besoj se Rama mund të bëhet pis me Metën”, theksoi ajo.

Lidhur me situatën në selinë e PD pas izolimit të Berishës, Gjikondi deklaroi se: “Ajo më duket si një fole qyqesh, nuk ka frymën dhe imazhin e një selie të një partie politike. Ajo kur u mor edhe më 8 janar, u mor vetëm në funksion të Berishës dhe kauzës së tij personale. Një nga personat që mbanin hunj atë ditë, Salianji, sot është në krahun e Berishës, tregon imoralitetin e politikës.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!