Katari thotë se nuk mund të ketë një zgjidhje ushtarake për krizën në Detin e Kuq. Kjo deklaratë vjen pasi SHBA dhe Britania kryen sulme të reja të përbashkëta kundër objektivave ushtarake të rebelëve Houthi të Jemenit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majid al-Ansari i quajti bombardimet e SHBA-së dhe Britanisë “një rrezik të madh” sepse ato nxisin tensionin ndërkombëtar.
“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet rajonale për të de-përshkallëzuar dhe ritheksojmë se kjo çështje filloi pas përshkallëzimit në territoret e pushtuara palestineze dhe do të përfundojë me përfundimin e përshkallëzimit në territoret e pushtuara”, theksoi zëdhënësi./abcnews.al