“Basha, dëshmitar kyç për 21 Janarin”, Arben Meçe: Dëshmia e tij do ta ndihmonte të bëhej një kryetar partie real

schedule21:10 - 22 Janar, 2024

schedule 21:10 - 22 Janar, 2024

Sa do të ndihmonte dëshmia e Lulzim Bashës si ish ministër i Brendshëm për zbardhjen e vrasjeve të 21 Janarit? I pyetur për këtë në emisionin “Real Story”, analisti Arben Meçe, theksoi se dëshmia e Lulzim Bashës do ta ndihmonte vetë atë nëse do që të bëhet një kryetar partie real.

“Dëshmia e Lulzim Bashës do të ndihmojë vetë atë nëse do të bëhet kryetar partie real. Do t’i kontribuojë edhe vendit që të nxjerrë një të vërtetë të madhe që në këtë ngjarje nuk ka qenë ai nëse nuk ka qenë. Së dyti, ai është dëshmitari kyç në këtë rast sepse përgjegjësia ligjore për 21 Janarin bie mbi ministrin e Brendshëm.

Dëshmia e tij do të jetë faktor kyç për t’u penalizuar ai që ka qenë dirigjenti i kësaj ngjarjeje. Për mua dirigjenti i kësaj ngjarjeje është Sali Berisha. Por Basha nuk del dot nga përgjegjësia në këtë ngjarje. Është i detyruar të japë deklaratë, jo si kryetar partie por si i pandehur. Kjo çështje do të kalojë në SPAK dhe do të hetohet sepse është krim shtetëror.”, u shpreh Meçe.

Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj theksoi se:

“Në një konferencë për shtyp që Zoti Basha ka pasur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një ditë para 21 janarit, ajo konferencë ka zgjatur vetëm 5-6 minuta dhe të ritrasmetohet ajo sepse besoj ndodhet nëpër arkivat e televizoneve dhe kuptohet gjithçka.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!