Imazhe satelitore/ Britania e Madhe pretendon se Koreja e Veriut ka furnizuar me armë Rusinë

schedule09:18 - 22 Janar, 2024

schedule 09:18 - 22 Janar, 2024

Mbretëria e Bashkuar i ka dorëzuar Komisionit të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara pamje të anijeve nga Koreja e Veriut që dyshohet se i janë dërguar Rusisë.

Britania pretendon se nëpërmjet anijeve të mallrave, Rusisë i janë dërguar armë dhe për këtë ka kërkuar hetim të gjerë dhe sanksionim ndaj atyre që i shkelin sanksionet ndërkombëtare.

Në raportin britanik thuhet këto imazhe janë shkrepur mes shtatorit dhe dhjetorit të 2023-s, ku shumë anije verikoreane pretendohet se janë ngarkuar me armë drejt Rusisë. Thuhet se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike e shumë predha për t’u shfrytëzuar ndaj Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Choe Son-hui javën e kaluar, ku kanë diskutuar mbi raportet mes dy vendeve dhe “të gjitha temat e ndjeshme”.

Sipas mediumit britanik, armët që Rusia i ka përdorur ndaj Ukrainës qëkur ka nisur agresionin, mund t’i takojnë autoriteteve të Koresë së Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!