Australia ka hequr të ashtuquajturën “Viza e Artë”, e cila u ka dhënë investitorëve të pasur të drejtën për të jetuar në vend. E krijuar për të tërhequr biznesin e huaj, vizat e arta u anuluan qeveria zbuloi se “po jepte rezultate të dobëta ekonomike”.
Kritikët kanë argumentuar prej kohësh se skema po përdorej nga zyrtarë të korruptuar. Vizat e arta tashmë do të zëvendësohen me viza të punëtorëve të kualifikuar.
Mijëra viza për investitorë të rëndësishëm (SIV) janë dhënë përmes programit që nga viti 2012, me 85% të aplikantëve që janë nga Kina sipas të dhënave të qeverisë.
E cilësuar si një mënyrë për të nxitur investimet e huaja dhe inovacionin, kandidatët duhej të investonin më shumë se 5 milion dollarë Australianë (2.6 milion; 3.3 milion dollarë) në Australi për t’u kualifikuar.
Pas rishikimeve të shumta, qeveria zbuloi se skema kishte dështuar në përmbushjen e objektivave të saj kryesore.
Australia i bashkohet tani Mbretërisë së Bashkuar, e cila hoqi një skemë që ofronte rezidencë për të pasurit në vitin 2022, për shkak të shqetësimeve rreth kalimit të parave të paligjshme ruse.
/abcnews.al